Ndërtesat shumëkatëshe të papërfunduara në “qytetin fantazmë”, shemben për vetëm 15 sekonda (Video)

E publikuar: 30/05/2018 06:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër ndërtesa të larta por të papërfunduara në “qytetin fantazmë” janë demoluar në pjesën lindore të Kinës, 10 vite pasi ky projekt ishte lënë në gjysmë.

Blloku i ndërtesave nga 28 deri në 30 kate, kanë qëndruar të pabanuara që nga viti 2009, pasi investitorët kishin mbetur papara dhe nuk kishin munduar ta përfundojnë projektin, transmeton Telegrafi.

Vistaria Bay, kompleksi që ishte paraparë të jetë kompleksi presidencial, kishte filluar punimet vetëm pak metra larg portit detar Yantai në provincën Shandong.

Megjithatë, punimet ishin ndalur në gjysmë në vitin 2009, pasi investitorët nga Koreja e Jugut pësuan një krizë financiare.

Dhe pas 10 viteve, autoritet lokale kanë vendosur t’i shembin, dhe ky moment është ndjekur nga afër nga mijëra qytetarë që patën rastin ta shohin “spektaklin” 15 sekondësh. /Telegrafi/