Ndërron jetë pas aksidentit tragjik i riu shqiptar në Itali

E publikuar: 28/05/2022 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bolzano, Itali.
Një 36 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në Appiano, Bolzano.

Bëhet fjalë për shtetasin Besmir Sadiku i cili ishte duke drejtuar një mjet tip furgon, teksa u përplas me një kamion.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e urgjencës që e nxorën me shpejtësi trupin e shqiptarit, ndërkohë që mbërriti dhe helikopteri për ta transportuar në spital, por fatkeqësisht shqiptari, baba i dy fëmijëve nuk mundi t’u shpëtojë dot plagëve të marra.