Ndërron jetë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri

E publikuar: 09/06/2018 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lajmi i zi për futbollin kosovar, pasi ka ndërruar jetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Legjenda e futbollit kosovar ka pasur një komplikim dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pasi është rënduar gjendja e tij, Vokrri ka ndërruar jetë.

Lajmi për Telegrafin është konfirmuar nga punonjës të FFK-së, por të cilët nuk kanë pranuar të japin më shumë detaje pas lajmit shokues që kanë marrë.

Kësisoj FFK mbetet pa udhëheqësin e saj, ndërsa Kosova humbi njërin nga futbollistët më të mëdhenj në histori.

Vokrri ishte në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës që nga viti 2008.

Telegrafi i shprehë ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe miqëve të të ndjerit.

Lamtumirë Legjendë. /Telegrafi/