Ndërron jetë edhe i dyshuari për vrasjen e Hazbi Idrizit (Video)

E publikuar: 06/05/2017 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burime të Alsat-M konfirmojnë se para pak çastesh ka humbur jetën edhe personi me iniciale Q,A i cili dyshohet për vrasjen e Kryetarit të Bogovinës, Hazbi Idrizi. Pasi qelloi vetën në kokë me armë zjarri gjendja shëndetësore e Q.A ishte shumë kritike, ai për shkak të plagëve të rënda pas pranimit në Spitalin Klinik të Tetovës u dërgua në Klinikën e Shkupit ku dhe ndërroi jetë.


Vritet kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi 

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, ka mbetur i vdekur pas një zënke verbale e cila më pas ka eskaluar deri në përleshje me armë zjarri. Lajmin për vdekjen e Idrizit për Alsat e konfirmuan burime nga spitali i Tetovës. .

Alsat jo zyrtarisht mëson se ajo që filloi si zënkë verbale mes Hazbi Idrizit dhe një ish të punësuari në Komunën e Bogovinës, me iniciale Q.A, përfundoi në përleshje me armë zjarri. Dëshmitarët okular dëshmojnë për Alsat se vrasja ka ndodhur një lokal pran Komunës së Bogovinës ku Hazbi Idrizi ka qenë i ulur bashkë me Q.A. Dëshmitarët rrëfejnë se vrasësi ka gjuajtur me armë zjarri 6 herë kreun e Komunës së Bogovinës ndërsa më pas ai ka tentuar të vetëvritet duke shkrepur një plumb në vete.

Dyshohet se personi Q.A është në gjendje kritike për jetën, pas pranimit në Spitalin Klinik të Tetovës për shkak të plagëve të rënda ai është nisur për në Klinikën e  Shkupit.

Përndryshe Hazbi Idrizi ishte kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim i zgjedhur për kryetar të Bogovinës, një komunë rurale në rajonin e Tetovës.