Ndërroi jetë këmbësorja që u aksidentua 1 orë më herët në rrugën “C” në Prishtinë

E publikuar: 28/11/2023 20:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë këmbësorja që u aksidentua rreth një ore më herët në rrugën ‘C’, në Prishtine.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se është arrestuar ngasësi i automjetit.

“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”, ka thënë Ahmeti.