
Ambasada gjermane në Kosovë ka njoftuar për ndërrimin e komandës në postin e kreut të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë.
Gjenerali gjerman Christian Nawrat ia ka kaluar komandën bashkëkombësit të tij, gjeneralit Sven Lange.
Ambasada gjermane tha se ky ishte një “moment i rëndësishëm për Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë”.
“Pas 11 muajsh shërbimi të përkushtuar dhe shembullor si drejtor i NALT, gjenerali Naërat i ka dorëzuar zyrtarisht drejtimin pasuesit të tij gjerman, gjeneralit Lange. Ky tranzicion nënvizon kontributin vendimtar të Gjermanisë në misionin e NATO-s në Kosovë. Ne i shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt gjeneralit Nawrat për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe i urojmë gjeneralit Lange suksese në detyrën e tij të re”, ka shkruar ambasada.
Të dy gjeneralët gjermanë sot gjatë ditës qëndruan në takim te presiden
Të dy gjeneralët gjermanë sot gjatë ditës qëndruan në takim te presidentja Osmani bashkë me shefen e Operacioneve Aktuale në Selinë e NATO-s, Ariella Viehe.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe për bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, Presidentja Osmani i ka ndarë Gjeneral Nawrat-it Medaljen Presidenciale Ushtarake.