Ndërpritet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E publikuar: 20/09/2017 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është ndërpre pasi që përfaqësuesit e partive opozitare nuk kanë mundur të merreshin vesh për vazhdimin e seancës së ndërprerë një ditë pas zgjedhjes se qeverisë Haradinaj.

Deputet i VV-së, Glauk Konjifca e ka lëshuar në mënyrë demonstrative mbledhjen e kryesisë që ka bërë që kryesia të mos ketë kuorum dhe të ndërpres punimet. Konjufca ka thënë se ai e ka lëshuar mbledhjen pasi tha se kryetari Veseli ka dashur që tua marrë të drejtën që me 40 nënshkrime të thirret seanca.

“Ai ka thënë se vetëm kryesia duhet të vendos se kur duhet të vazhdojë seanca. Ne nuk do të bëjmë kompromis në këtë drejtim. Këtë ne nuk do ta lejojmë, këtë do të mund ta zgjidhte gjykata kushtetuese”, ka thënë Kjonufca duke paralajmëruar së për këtë çështje do t’i drejtohen gjykatës kushtetuese.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se koalicionin qeverisë nuk e ka shumicën as në kryesi. Ai ka thënë se kryesia ka shkel një praktikë demokratike.

Kreu i Kuvendit ka thënë se mbledhja e sotme nuk përfundoj ashtu siç do të duhej për shkak se nuk pati konsensus.

“Këtë herë kolegët e opozitës e kishin ndarë mendjen që të pamundësojnë punën e Kuvendit. Rregullorja do të respektohet pikë për pikë. Mbledhja e kryesisë do të thirret shumë shpejtë”, tha ai.

E shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Kuvendi nuk të bëhet subjekt i çështjeve që lidhen me fushatën zgjedhore.

“Kryesia e kuvendit është ajo që vendosë për seancën. I lutëm mjaftë që ta mbajmë seancën të enjten e jo të hënën. Ata nuk ishin të interesuar të mbanin seancën”, ka thënë Krasniqi. Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka caktuar komisionet parlamentare.