Ndërpritet gjysmëfinalja Trepça-Prishtina, ky është shkaku

E publikuar: 29/01/2025 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është ndërprerë ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës mes Trepçës dhe Prishtinës.

Deri te ndërprerja çoi shtyrja e Donte Clark të Prishtinës ndaj lojtarit të Trepçës.

Pas kësaj ndërhyrjeje, ishin tifozët e Trepçës ata që reaguan ashpër dhe më pas gjyqtari i ndeshjes i çoi të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Akoma nuk dihet nëse ndeshja do të rifilloj, pas këtij incidenti që ndodhi, ku deri në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte 56:48 për Trepçën.