Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se janë detyruar që ta ndërpresin furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.
Sipas Termokos, arsye për këtë është pamundësia për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.
“NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.
Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje”, thuhet në njoftimin e Termokosit.