Ndërpritet derbi mes Pejës dhe Prishtinës

E publikuar: 23/03/2024 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është ndërprerë derbi mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, i vlefshëm për javën e 27-të në Superligën e Kosovës.

Një faull në favor të prishtinasve dhe një teknike e dhënë për trajnerin e pejanëve, Rami Hadar, bëri që situata të tensionohet, shkruan Gazeta Express.

Gjyqtarët urdhëruan që ekipet të shkojnë në zhveshtore, derisa një pjesë e palestrës në “Karagaçi” të zbrazet.

Ndeshja u ndërpre në çerekun e tretë, saktësisht 05:09 nga fundi i këtij çerku.

Rezultati momental në këtë sfidë është 49:59 në favor të Prishtinës.