Është ndërprerë derbi mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, i vlefshëm për javën e 27-të në Superligën e Kosovës.
Një faull në favor të prishtinasve dhe një teknike e dhënë për trajnerin e pejanëve, Rami Hadar, bëri që situata të tensionohet, shkruan Gazeta Express.
Gjyqtarët urdhëruan që ekipet të shkojnë në zhveshtore, derisa një pjesë e palestrës në “Karagaçi” të zbrazet.
Ndeshja u ndërpre në çerekun e tretë, saktësisht 05:09 nga fundi i këtij çerku.
Rezultati momental në këtë sfidë është 49:59 në favor të Prishtinës.