Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për zbatimin e mundësisë së hetimit të vecantë të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Ky i fundit dyshohej për vepër penale të keqpërdorimit të pozitës spo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar – nënshkrimin e gjyqtarit amerikan të Gjykatës Kushtetuese, Robert Carolan.
Kjo do të thotë që procedurat e ngritur nga prokuroria ndaj tij, janë ndërprerë, njofton Klan Kosova.
Një panel i Gjykatës Themelore të Prishtinës-Departamenti për Krime të Rënda, ka gjetur, në aktvendimin e vetë, të cilin e posedon Klan Kosova, se kërkesa e prokurorisë Speciale për “zbatimin e mundësisë së hetimit të vecantë, është e pabazuar dhe si e tillë nuk mund të pranohet dhe rrjedhimisht refuzohet, për shkak se çështja në fjalë ka të bëjë me imunitet funksional të Kryetarit dhe Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetueses të Republikës së Kosovës”.
Si arsyetim tjetër në këtë aktvendim të gjykatës themelore përmendet edhe pavarësia në vendim-marrje e kryetarit dhe gjykatësve, “e cila pavarësi garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”.
Në dokumentin që e ka siguruar televizioni, po ashtu thuhet se “dhënia e çfarëdo dokumenti apo dëshmie e gjyqtarit Robert carolan autoriteteve publike jashtë Gjjykatës Kushtetuese përbën cenim të hapur të të gjitha normave vendore dhe ndërkombëtare dhe se seriozisht e pengon pavarësinë e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në ushtrimin e funksionit të tyre”.
Për këtë arsye, aktgjykimi thotë se “procedimet kundër Enver Hasanit dhe Arta Rama-Hajrizit nuk kanë mund të inicohen fare dhe nuk duhet të vazhtojnë për shkak të imunitetit të tyre funksional”.
Në lidhje me këtë aktvendim sot do të diskutohet edhe në emisionin Infomagazine, ku msyafir do të jetë Bajram Tmava, avokat i Enver Hasanit.