KEDS ka njoftuar se në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona për shkak të konsumit të lartë që ka shkaktuar shkaku i mbingarkesa në rrjetin e shpërndarjes dhe transmisionit, duke shtuar se ndërprerja po bëhet me kërkesë të tyre për të tejkaluar mbingarkesat. Rajonet e prekura janë Ferizaji, Gjilani, Gjakova dhe Prizreni.
Sa i përket rajonit të Ferizajt, banorët e së cilës komunë që më shumë se një javë janë ankuar për ndërprerje të energjisë, KEDS ka bërë me dije se brenda pak ditësh do të bëhet energjizimi i Nënstacionit “Kastrioti” në Ferizaj, me çka konsumatorët tanë në rajonin e Ferizajt do të kenë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.
“Sa i përket Vushtrrisë, nuk është raportuar ndonjë ankesë për mungesë të energjisë elektrike, dhe aktualisht konsumatorët tanë aty kanë furnizim me energji elektrike”, thuhet në njoftim.
KEDS u ka bërë thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që munden, “në mënyrë që të mos rrezikohen asetet elektroenergjetike nga mbingarkesa të tilla”.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të konsumit të lartë, i cili është rritur dukshëm me uljen e temperaturave në vendin tonë, janë shkaktuar mbingarkesa në asetet e rrjetit të shpërndarjes dhe të transmisionit. Mbingarkesa të tilla në nivelin e transmisionit-KOSTT-it, janë shfaqur dhe vazhdojnë të shfaqen në rajonin e Ferizajt, Gjilanit, Gjakovës dhe Prizrenit. Për të garantuar stabilitetin e sistemit dhe për të shmangur dëme të mundshme në pajisjet kritike, në vazhdimësi janë ndërmarrë dhe po merren masa për optimizimin e ngarkesës.
Rrjedhimisht, bëhet fjalë për ndërprerje të energjisë elektrike për zona të afektuara me qëllim të tejkalimit të mbingarkesave, të cilat po bëhen me kërkesë të KOSTT-it në periudha të caktuara kohore.
Ju njoftojmë se brenda pak ditësh do të bëhet energjizimi i Nënstacionit “Kastrioti” në Ferizaj, me çka konsumatorët tanë në rajonin e Ferizajt do të kenë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.
Sa i përket Vushtrrisë, nuk është raportuar ndonjë ankesë për mungesë të energjisë elektrike, dhe aktualisht konsumatorët tanë aty kanë furnizim me energji elektrike.
KEDS u bën thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike sa më shumë që munden, në mënyrë që të mos rrezikohen asetet elektroenergjetike nga mbingarkesa të tilla.