1,918,460 euro është shuma e parave të gatshme që janë gjetur në një veturë e cila është ndalur nga dogana franceze në kufi me Spanjën.
Shuma është zbuluar në bagazhin e automjetit gjatë një kontrolli në Le Perthus, në jug të Perpignan, bëjnë të ditur autoritetet doganore, raporton LeParisien.
Paratë kanë qenë të ndara në bankënota prej 500, 200, 100, 50, 20 dhe 10 €.
Automjeti ka qenë duke u drejtuar nga një biznesmen 31-vjeçar nga Hungaria. Kundër tij kanë filluar procedurat penale nën dyshimin për pastrim të organizuar të parave, transmeton Koha.net.
Në vendet e BE-së gjatë kalimit të kufijve nuk lejohen më shumë se 10 mijë euro para të gatshme dhe kushdo që posedon me vete mbi këtë shumë, duhet t’i deklarojë tek autoritetet përkatëse.
Rasti më rëndë që është kapur ndonjëherë, sipas Doganës franceze, është ai i vitit 2014, kur zyrtarët doganorë kishin kapur 64 milionë euro të padeklaruara./koha/