Ndalohen barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë

E publikuar: 21/10/2025 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

yrtarët doganorë në Vërmicë kanë ndaluar mbrëmë një automjet, ku kanë zbuluar një sasi barnash dhe suplemtentesh të padeklaruara të fshehura në bagazhin e automjetit.

Sipas Doganës, vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara arrin shumën mbi 1,600 euro.

“Në bazë të legjislacionit në fuqi, ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët se çdo mall që bartet përtej kufirit duhet të deklarohet, dhe mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore”, thuhet në njoftimin e Doganës.