Ndalimi i dinarit, Serbia thotë se nesër do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

E publikuar: 04/02/2024 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dinar

Serbia do të kërkojë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas vendimit të Kosovës për ndalimin e dinarit.

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha për RTS se nesër Serbia do të kërkojë mbledhje urgjente të KS të OKB-së për shkak të siç tha “tensioneve ekzistuese”.

Petkoviq theksoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti filloi një krizë.