Kongresmeni amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel, ka thënë se është krejtësisht i papranueshme fakti që Serbia po abuzon me Interpolin duke dëmtuar kështu ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, njofton Klan Kosova.
“Ndalimi i Ramush Haradinajt është i papranueshëm”, ka thënë Engel.
“Kjo s’ka të bëjë fare me drejtësinë. Tribunalet ndërkombëtare e kanë shfajësuar dy herë Haradinajn. Kërkojë nga autoritet franceze ta lirojnë sa më shpejtë që është e mundur”, pohoi, pos tjerash, politikani amerikan.