Në gjysmën e muajit korrik Komuna e Prishtinës kishte ndaluar qarkullimin e biçikletave në sheshet e kryeqytetit
Më 15 korrik, Drejtoria e Shërbimeve Publike kishte vendosur në dy hyrjet kryesore të sheshit shenja të komunikacionit, të cilat ndalonin ngasjen e biçikletave.
Por, veprimi i Komunës nuk po përfillet nga ngasës të biçikletave, teksa një pjesë e qytetarëve po ndihen të rrezikuar nga ky veprim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Blend Korça, qytetar i Prishtinës, ka thënë se del çdo mbrëmje me fëmijët në shesh. Mirëpo, sipas tij, lëvizja e biçikletave po shkakton pasiguri.
“Kam qëlluar dëshmitar në plot raste kur njerëzit janë goditur nga biçikletat. Unë me fëmijët dal çdo mbrëmje për të ecur në shesh, mirëpo po ndihemi të pasigurt. U gëzuam kur mësuam se është ndaluar qarkullimi i biçikletave, mirëpo asnjëherë nuk po e shohim sheshin vetëm me këmbësorë. As nuk po rastisi madje në polic apo inspektor”, është shprehur Korça.