Ndaj Shqipërisë Franca rigjen Pogba, edhe Gonalons nga minuta e parë

E publikuar: 12/06/2015 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse ka kryer seancën me dyer të mbyllura, mediat Franceze zbulojnë se kush mund të jetë formacioni i “gjelave” në miqësoren me Shqipërinë.

Trajneri Didier Deschamps pritet ta ndryshojë shumë pak formacionin që u mposht më 7 Qershor në miqësoren me Belgjikën, pasi është bashkuar me grupin Paul Pogba dhe me shumë mundësi do të aktivizohet kapiteni i Olimpik Lion, Maxim Gonalons. Me një skuadër sulmuese me rreshtimin taktik 4-2-1-3, Franca pritet të zbresë në fushë me Hugo Lloris në portë, teksa mbrojtja pritet të jetë e njëjtë me atë të sfidës së 5 ditëve më parë.

Në qendër Varane dhe Koscielny duken të sigurtë ndërsa në krahë nga minuta e parë pritet të jenë Sagna në të djathtë dhe Tremoulinas në të majtë.

Ndryshimet priten në mesfushë pasi Gonalons mund të luajë përkrah Matuidit duke ulur në stol Cabaye, dhe Pogba përpara kësaj dysheje për të zëvendësuar Sissoko në ndryshim nga miqësorja me Belgjikën. Treshja e sulmit pritet të jetë e pandryshuar me Valbuenën dhe Griezman në krahë në mbështetje të Giroud, i cili është më i avantazhuar se sulmuesi i Renë Ntep.