Gruaja e cila ka krijuar dhe shitur atë që shumë besojnë që është procesori i parë kompjuterik në botë, vdiq në moshën 93 vjeçare.
Evelyn Berezin e quajti pajisjen Data Secretary në 1971 kur kompania e saj Redactron e lançoi produktin.
Kompania e saj u rrit nga 9 të punësuar në 500 derisa e shiti në 1976.
Ajo kishte ndërtuar gjithashtu një prej sistemeve të para të rezervimeve për fluturimet ajrore.
Inovacioni u testua nga United Airlines në 1962.
Pa Berezin nuk do të kishte as Bill Gates, as Steve Jobs, as internet, e as dokumente Word, pothuajse asgjë që sot quhet biznes. /PCWorld Albanian