Ndahet nga jeta ish-mjekja e UÇK-së Ajete Bashota

E publikuar: 26/11/2025 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka dhënë lajmin e hidhur mbi vdekjen e doktoreshës Ajete Bashota, e cila ishte mjeke dhe ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi, Bulliqi tha se Ajete Bashota do të kujtohet gjithmonë për humanizmin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar, shkruan IndeksOnline.

Në emër të Komunës së Podujevës, Bulliqi u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që e njohin.

Postimi i plotë i tij:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Ajete Bashotës, profesionistes së përkushtuar të QKMF-së në Podujevë dhe Ushtares e Mjekes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dr. Ajete Bashota do të kujtohet gjithmonë për humanizmin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar, si në shërbim të pacientëve poashtu edhe në shërbim të lirisë së vendit si luftëtare e mjeke e lirisë.

Në emër të Komunës së Podujevës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur.