Bankieri nga Bahama, Guy Gentile 41-vjeç, ishte ndarë nga e dashura e tij, modelja ruse Kristina Kuchma 24-vjeçe, gjatë një darke romantike në restorant. Por, ajo i është hakmarrë në një mënyrë ta pazakontë.
Gentile menaxhon një kompani të suksesshme, kurse gjatë javës së kaluar kur është kthyer në shtëpi, atë po e priste një “befasi”, transmeton Telegrafi.
Ish-e dashura e tij kishte “parkuar” Mercedesin e Guy në pishinë, kurse atij i janë nevojitur plotë katër orë që ta nxjerr nga uji. Dhe tani Guy ka pranuar të flasë për incidentin e pazakontë.
“Edhe unë duhet të marrë një pjesë të përgjegjësisë. Sigurisht se e kam çmendur nga nervoza, dhe kështu ‘parkoi’ veturën time në pishinë”, ka shtuar ai.
Gjatë vitit 2007, Gentile është akuzuar për mashtrime në Ëall Street, ku edhe u kap duke tentuar të rrit çmimet e aksioneve përmes kanaleve ilegale.
Kështu filloi të bashkëpunoj me FBI-në për t’u liruar nga akuzat. Ndërkaq me Kristinën ishte ndarë gjatë një mbrëmje në restorant, pasi ajo i kërkoi 50 mijë dollarë për të filluar një biznes. Ata ishin në lidhje për më shumë se një vit e gjysmë. /Telegrafi/