Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nazim Gagica, ka theksuar se partia e tij është e vendosur të garantojë barazi në vendimmarrje dhe të sigurojë që gratë të kenë vendin e merituar në shoqërinë kosovare. Ai, bashkë me kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj, realizoi një takim me strukturat e Aleancës së Gruas nga Gjilani dhe Kamenica, ku shpalosën ofertën zgjedhore të AAK-së dhe partnerëve të koalicionit.
Gagica theksoi se ky program ka për qëllim të ofrojë barazi gjinore, siguri dhe zhvillim ekonomik për qytetarët e Kosovës. Ai falënderoi kryetaren e Aleancës së Gruas në Gjilan dhe kandidate për deputete, Zarife Asllani, për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm në forcimin e rolit të gruas në shoqëri. Po ashtu, ai shprehu mirënjohje për angazhimin e kandidatës për deputete nga Kamenica, Greta Kryeziu.
Kandidati Gagica ftoi qytetarët që më 9 shkurt të bëjnë bashkë ndryshimin, duke e mbështetur AAK-në për një të ardhme më të barabartë dhe më të zhvilluar.