Nazarko: S’duhet të presim të na drejtohet Bideni që ta ndryshojmë qëndrimin

E publikuar: 23/09/2023 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Mentor Nazarko, ka thënë se Qeveria Kurti nuk duhet të presë reagim nga presidenti amerikan, Joe Biden, për ta ndryshuar qendrimin në dialog me Serbinë.

Në një lidhje direkte nga Nju-Jorku në Edicionin Special, ai ka shtuar se mjafton kërkesa e të Dërguarit të Posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor sa për ta ndryshuar qëndrimin.

“Kjo është dëshmia e radhës, shpresoj që të mos jetë e fundit si dëshmi angazhimi e Shqipërisë që Kosovës t’i vijnë mesazhet që perëndimi prej shumë kohësh po ia jep në gjuhë të tjera të BE-së, por po ia jep edhe në shqip – ia ka dhënë përmes kryeministrit Rama dhe presidentit Begaj”, ka thwnw Nazarko.

“Në qoftë se ai [Begaj] sot ka vendosur që të flasë publikisht, kjo është për shkak se [A] situata është shumë urgjente [B] sepse ia kanë kërkuar miqtë perëndimorë dhe kur të gjithë krerët e institucioneve të Shqipërisë flasin me një zë publikisht – me një zë me perëndimin, atëherë kjo është një situatë alarmi jo vetëm për Qeverinë e Kosovës, por për të gjithë opinionbërësit, gjithë vendimmarrësit, të gjithë krahëve qofshin edhe të opozitës që situata duhet të ndryshojë rrënjësisht”, ka shtuar ai.

“Nuk besoj që kemi arritur në angazhimin presidencial, por për vendet tona të vogla qoftë Shqipëria apo Kosova edhe angazhimi i Escobarit mjafton, nuk duhet të jemi kaq grandoman që të presim të na drejtohet Biden që të ndryshojmë qëndrim”, ka thënë ai tutje.