NATO ka reaguar pas tensioneve të fundit në veri, duke thënë se i bashkohen aleatëve të NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me shok-bombë ndaj një patrulle të EULEX-it.
“Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
Tutje, Lungescu tha se KFOR-i vazhdon të jetë vigjilent dhe plotësisht i gatshëm për ta zbatuar mandatin.
“Misioni ynë i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht të gatshëm për ta zbatuar mandatin që ia ka dhënë OKB-ja në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, u shpreh ajo