NATO e ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në orët e vona të së shtunës mbi aneksin e zbatimit të planit europian.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu i ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që ta zbatojnë atë për të cilën janë pajtuar.
“Ne i nxisim të dyja që ta zbatojnë atë që është rënë dakord shpejt dhe plotësisht. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përfshirë këtu edhe KFOR-in.”, ka shkruar ajo në Twitter.