Natasha Kandiq thotë se pushteti SNS ka lidhje me tifozët huliganë, një pjesë të akademisë dhe ndikimin rus

E publikuar: 31/03/2024 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka akuzuar pushtetin e SNS në Serbi, se kanë lidhje të qartë “midis tifozëve, pjesës së komunitetit akademik, autoriteteve progresive dhe ndikimit politik rus”.

Kështu ka shkruar Kandiq përmes një postimi në “X”, duke thënë se kjo në Serbi funksionin si një mekanizëm i hakmarrjes dhe persekutimit.

“Në ndjekjen e Dinko Gruhonjiqit, Sasha Iliq identifikon qartë një lidhje të qartë “midis tifozëve, pjesës së komunitetit akademik, autoriteteve progresive dhe ndikimit politik rus, i cili në Serbi funksionon si një mekanizëm i patëmetë i hakmarrjes dhe persekutimit”, thuhet në postimin e saj.