Nata e dytë e spektaklit në RTSH rezervon surpriza

E publikuar: 22/12/2017 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Festivali filloi me të madhin Riccardo Cocciante që  përcolli për publikun shqiptar hitin e tij “Margarita”, të cilin e improvizoi edhe me mbështetjen e publikut të sallës, që përsëriti me maestron refrenin e super hitit, si edhe më pas një duet me këngëtaren shqiptare Elhaida Dani.

Festivali ka vazhduar më tej me 11 këngë të interpretuara nga këngëtarët më me emër të muzikës shqiptare, të cilat janë prezantuar nga 11 personazhe me gjurmë në jetën sociale të vendit. Ato vinin përgjithësisht nga rryma pop rokut alternativ, por pati edhe balada.

Në skenën madhështore të ngritur në Pallatin e Kongreseve, natën e parë u rikthyen emrat e mëdhenj të muzikës së lehtë, si Elton Deda, Mariza Ikonomi,  vëllezërit Stefi dhe Endri Prifti, Voltan Prodani, Eugent Bushpepa, Bojken Lako, Manjola Nallbani, Redon Makashi,  por edhe më të rinj si Luis Ejlli e Rezarta Smaja. 

Nata e dytë pritet të jetë vazhdimi i spektaklit të natës së parë me këngë të reja, por edhe të ftuar e surpriza të tjera.

Sikurse lajmëroi drejtuesi Krasta, nata e dytë do t’ju kushtohet të rinjve dhe me Krastën do të bashkëprezantojnë disa prej drejtuesve në vite. /Gazeta Express/