Nasim Haradinaj: Sulmin nuk e lidhi me punën time këtu

E publikuar: 03/01/2018 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mëngjesin e të martës në qytetin suedez Helsingborg ka ndodhur një shpërthim, në të cilin është lënduar Ariana Haradinaj, vajza e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Gazeta suedeze “Aftonbladet” ka raportuar se dje ka ndodhur një shpërthim në hyrje të një ndërtese në qytetin Helsinborg, mirëpo shkaqet e këtij shpërthimi deri më tani nuk dihen.

Portali Koha.net ka kontaktuar Nasim Haradinajn dhe ai ka konfirmuar se në këtë shpërthim është plagosur vajza e tij.

Në një deklaratë për KTV-në, Haradinaj ka thënë se vajza është plagosur në këmbë dhe ka pasur djegie.

“Sulmi është akt terrorist, por unë nuk e lidhi me punën time këtu. Asnjëherë nuk kam pasur kërcënime nga askush e as vajza nuk është kërcënuar asnjëherë”, ka thënë Haradinaj.

Nasim Haradinaj është përfolur shumë në fundin e vitit të shkuar për shkak të një deklaratës së tij se “punë e madhe që janë vrarë aktivistë të LDK-së”.