Nasim Haradinaj: Fjalët e mia u pengojnë vetëm atyre që janë bërë vasalë

E publikuar: 30/04/2025 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ishte mysafir në emisionin “Kosova Live” ku foli hapur për kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

Ai nuk ka kursyer kritikat ndaj atyre që, sipas tij, po tentojnë të zbehin vlerat e luftës çlirimtare.

Në një deklaratë të fortë, Haradinaj është shprehur: “Fjalët e mia i pengojnë vetëm atyre që janë bërë vasalë”.

* Vasal: Njeri që varet plotësisht nga dikush tjetër, ai që i përulet e i nënshtrohet dikujt.