Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Rugova, tashmë anëtar i LDK-së, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se sot gjatë ditës ka marrë shumë telefonata nga deputetët e LDK-së, që për të janë zhgënjyese.
“Sot më kanë thirrur në telefon disa deputete dhe deputet të LDK-së, që trumbetojnë shumë për rugovizmin! Nuk munda t’i kuptoj: nuk e votojmë Thaçin kurrë, por do marrim pjesë në seancë, që nënkupton me ja bërë kuorumin dhe me i mundësuar zgjedhjen! Ju thashë pse po më thirrni, jeni deputetë, veproni sipas zërit dhe vullnetit të elektoratit. Elektorati është kundër më thoshin, por na duhet.. Ju thashë troç: Prapë te elektorati duhet të ktheheni, por elektorati gjithmonë e thotë fjalën e vet! Personalisht mendoj se zgjedhja e një presidenti si Thaçi e dëmton shumë Kosovën dhe kauzën e LDK-së”, ka shkruar ai.
/botasot/
















