Naser Rugova: Koalicioni PDK-LDK, shkatërroi kauzën e elektoratit të LDK-së (Video)

E publikuar: 22/12/2015 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Delegati në Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se koalicioni i LDK-së me PDK-në e ka zbehur vullnetin e elektoratit të LDK-së.

Këto komente, Rugova i bëri në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ku shtoi se as Kosova dhe as LDK-ja nuk është ashtu siç do donte të shihte ish presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova kundërshtoi edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Presidencës dhe bëri thirrje deputetëve të LDK-së të mos votojnë pro Thaçit si President.