Këngët e bukura dhuruar publikut prej vitesh, ka bërë që Naseri, të pëlqehet nga të gjitha gjeneratat.
Ai kësaj radhe vjen me një baladë të cilën e ka lansuar para pak ditësh ka publikuar që titullohet – Ti gabove.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është përkujdesur ai, realizuar në studion me maestrot e muzikës kitaristin e njohur Astrit Stafain dhe klarinetistin Mustafë Bajramin në studion Flow Music, ndërkaq për videoklip është përkujdesur Seventyseven.
Naseri, është ngushtë i lidhur me këtë profesion, pasi që është edhe arsimtar i muzikës prej vitesh.
Këngëtari Gjilanas numëron edhe shumë këngë të tjera siç janë ‘’, ‘Sonte jam i vetëm’, Për ty, Agim Ramadani të cilat janë të realizuara me videoklip.
Rikujtojmë, se Naseri është shumë i angazhuar gjatë sezonës së verës, pasi që kërkohet nëpër dasma dhe ahengje familjare.
Ai për Expresin ka treguar se së shpejti do ta publikojë edhe një tjetër këngë, e cila do të jetë befasi për publikun.

















