Bota mund të frymojë lirshëm. Një asteroid gjigant nuk po shkon me shpejtësi drejt Tokës dhe nuk do të fshijë pjesën më të madhe të Amerikave, ka konfirmuar Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA.
Në disa blogje dhe ueb-faqe është shkruar se një asteroid i madh do të godasë Tokën në pjesën e dytë të shtatorit, pranë Puerto Rikos, duke shkaktuar dëm të madh në rajon.
Kjo teori është krejtësisht e pabazë, ka thënë NASA.
Sipas saj, nuk ka baza shkencore dhe as prova se një asteroid apo ndonjë objekt tjetër qiellor do të godasë Tokën në atë periudhë.
NASA ka thënë se të gjithë asteroidët, të njohur si të rrezikshëm, kanë shanse më pak se 0.01 përqind për të goditur Tokën në 100 vjetët e ardhshëm.