NASA e ka gjetur pajisjen e zhdukur gjatë një stuhie, ende nuk po mund të kontaktojë me të (Foto)

E publikuar: 27/09/2018 04:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opportunity Rover që ishte zhdukur gjatë një stuhi që e përfshiu planetin Mars, është gjetur pas disa muajve, por ende nuk po arrihet të kontaktohet.

Satelitët dërguan pamjet e vendndodhjes së pajisjes, që duket se është dëmtuar si pasojë e një pluhuri të dendur që e përshiu planetin e kuq në fund të pranverës, transmeton Telegrafi.

Imazhi është i dobët dhe nuk dihet saktësisht hapësira në të cilën ndodhet, pasi fotografitë janë bërë nga largësia prej 267 kilometrave.

Pluhuri që u shpërnda, ia ka pamundësuar paneleve të Opportunity Rover të mbledhin rreze dielli, duke e lënë të shukatur që prej muajit qershor. Megjithëse qielli është hapur, pajisja po qëndron e qetë dhe në pamundësi të kthej sinjal te baza.

Deri më tani, NASA ka bërë shumë përpjekje të kontaktojë pajisjen 15-vjeçare, por duket se mungesa e energjisë ia ka bllokuar të gjitha pjesët përbërëse dhe nuk po arrin të hyjë në sistem.

“Ka humbur dhe nuk po thërret në shtëpi”, kanë thënë me mahi inxhinierët në NASA, të pashpresë që Opportunity Rover mund të aktivizohet ndonjëherë, megjithëse është lokalizuar. /Telegrafi/