Napoli i dha vetes shprese për Champions dhe pse vuajti shumë përballë Cesenës për të marrë fitoren. Skuadra e Benitezit që në mesjavë u eliminua dhe në Europë e pati më të vështirë sec pritej përballë ekipit të parafundit në renditje, por në fund arriti të marrë tre pikët me një sukses 3-2 ndryshe nga c’bëri një javë më parë ndaj Parmës. Defrel befasoi vendasit me golin e minutës së 15-të, por brenda pesë minutash Napoli arriti të përmbysë shifrat me Mertens dhe Gabiadinin.
Para pushimit Defrel riktheu sërish ndeshjen në barazpeshë shifrash, përpara se Mertens në të 57-tën, t’i jepte fitoren Napolit, që afrohet sërish në 3 pikë me Lacion, me të cilën do të luajë dhe një ndeshje direkte për Championsin në javën e fundit. Fiorentina gjithashtu pothuajse siguroi Europën pasi mundi 3-0 Parmën në “Artemio Franchi”. Skuadra vjollcë zgjidhi gjithcka që në pjesën e parë kur shënoi me anë të Rodriguez dhe Gilardinos, ndërsa në pjesën e dhytë shënoi dhe Salah. Me këtë fitore, formacioni Montellës gjendet në vendin e pestë me 58-të pikë, 2 më shumë se Genoa dhe 4 më tepër se Sampdoria që është jashtë Europës për momentin./supersport.al/