Napoli e mund Liverpoolin në frymën e fundit

E publikuar: 04/10/2018 07:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Napoli ka arritur fitore të madhe ndaj Liverpoolit me rezultat minimal 1-0 para tifozëve të vet në San Paolo.

Napoli pati dominimin në sfidë qysh nga minuta e parë, teksa Liverpooli bëri përpjekje të rrezikonte nga kundërzbritjet.

Napoli kishte dy rastet më të mira të pjesës së parë me anë të Insignes i cili nuk gjeti portën.

Alisson shpëtoi Liverpoolin në fund të pjesës së parë kur Milik dështoi të shënonte gol.

Foto: Catherine Ivill/Getty Images

Alisson u thirr në detyrë me të filluar pjesa e dytë pas një goditje nga Fabian Ruiz.

Rasti më i mirë për Napolin erdhi në minutën e 82-të kur Dries Mertens qëlloi shtyllën e Liverpoolit.

Nuk pati gol deri në fund të sfidës, por Lorenzo Insigne me asistim të Callejon befasoi mysafirët për 1-0 dhe fitoren e madhe.

Me këtë fitore Napoli ka katër pikë pas dy ndeshjeve të para dhe gjendet në vendin e parë, kurse Liverpooli dhe PSG ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga tri pikë. /Telegrafi/