Nantes shikon Europën në horizont pas fitores në ndeshjen e ndërprerë me Nice, e cila në fakt nuk nisi nga rezultatit 2-2 ku u la por 90 minutat u luajtën të rregullta. Skuadra ku aktivizohen dhe Ermir Lenjani e Lorik Cana, që luajti 90 minuta të plota fitoi 2-1 në transfertë duke u ngjitur në vendin e 7-të në renditje e duke u afruar tashmë në vetëm 3 pikë me Lionin e vendit të dytë. Ekipi I kanarinave sic njihet ndryshe e nisi shumë mirë ndeshjen teksa shënoi që në minutën e 11-të me Elnadi megjithatë Nice brazoi rezultatin para pushimit me Genvois.
Miqtë e drejtuar nga armeni Der Zakarian në pjesën e dytë I lanë kontrollin e lojës Nice por mundësitë më të mira I krijuan vetë, dhe në minutën e 70-të gjetën golin e epërsisë me Sighorthson.
Në minutat e mbetura Nantes ruajti fitoren duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në këtë transfertë, ndërkohë që kapiteni Shqipërisë, Cana bëri një ndeshje të mirë duke ndihmuar mjaft skuadrën në mbrojtje me përvojën e tij. Sa I përket Lenjanit, ky I fundit nuk ishte as në stol.