Kjo foto asht njana prej zgjedhjeve të editorëve të fotografisë në gazetën The Seattle Times për ditën e sotme.
Fotoja asht realizue gjatë ditës së djeshme, kur në Kosovë u shënue Dita e të Personave të Pagjetun. Ajo ka për autor fotografin nga Kosova, Valdrin Xhemaj.
Qe edhe shkrimi që shoqnon foton:
Nji grue shqiptare e Kosovës lutet para varrit të djalit të saj, gjatë ceremonisë së shënimit të “Ditës së Personave të Zhdukun” në varrezat e fshatit Meje, Kosovë, 27 Prill 2015.
27 Prilli shënon Ditën e të Zhdukunve nga lufta e viteve 1998-1999 midis forcave serbe te sigurisë dhe luftëtarëve shqiptarë në Kosovë. Masakra e forcave serbe në vitin 1999 shkaktoi rreth 400 viktima civile në fshatin Meje. EPA/Valdrin Xhemaj