Nait Hasani: Nuk duhet të kaloj Asociacioni! Qeveria duhej të jepte dorëheqje!

E publikuar: 11/02/2016 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka theksuar se Asociacioni në asnjë mënyrë nuk bën të kaloj. Ai këto komente i ka bërë në emisionin Interaktiv të KTV-së.

“Jam kundër Asociacionit. Gjykata Kushtetuese ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel ka 23 shkelje, dhe kjo është shkelje e Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Hasani.

Ai ka thënë se në shtetet demokratike, qeveritë e përgjegjshme do të jepnin dorëheqje, nëse do të shkelej kushtetuta.