Deputeti Nait Hasani e ka pyetur Murat Mehën se ku e ka hartën të cilën vet ai e ka botuar e ku Çakorri është pjesë e Kosovës.
“Dua ta pyes komisionin dhe Murat Mehën për hartën që e ka të botuar vet ku Çakorri është pjesë e Kosovës. Çakorri është hartë e botuar në janar 2005 nga Murat Meha; qafa e Çakorrit është pjesë e kufirit dhe Kulla po ashtu. Kjo është një hartë ku e ka gjet Murat Meha. Kjo është vepër penale që e ka bërë komisioni shtetëror me pikat kufitare”, tha Hasani.
Nait Hasani ia prezanton Murat Mehës hartën që ai e botoi në vitin 2005
NGA KATEGORIA