Ish i burgosuri politik dhe një ndër themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, ka treguar se çfarë tortura kishte kaluar në burgjet e regjimit serb si shkak i aktivitetit të tij kombëtar.
Hasani thotë se shqiptarët kanë qenë cak i torturave çnjerëzore nëpër burgje.
“Torturat më të rënda. Tortura kineze ishte më e rënda. Nuk ndaleshin deri në alivanosje. Tortura kineze është ajo kur ta vendosin një dritë përpara dhe nuk të lënë të flesh. Pastaj të godasin me një thikë kur e shohin se po i mbyll sytë. Ka qenë e mundimshme dhe e paparamenduar. Pastaj kapja për organe gjenitale. Tortura me elektro shok”, rrëfehet ai.
“Na mbante gjallë ideali. Kur sillnin njerëz na kujtonin ato kafshët që i gjuanin nëpër dysheme. Ishte e paramendueshme. Vinte gardiani dhe na godiste pa ndërprerë. Pastaj dikur erdhi një ditë dhe tha se nuk ka më vend që të të godasë”, shtoi ai.