Mesfushori belg, ka nënshkruar kontratë të gjatë katër vjeçare me skuadrën nga kryeqyteti italian.
Roma në faqen e klubit, ka zyrtarizuar marrëveshjen me Nainggolanin, që kërkohej me ngulm nga Interi, shkruan Albeu.
“Roma janë të kënaqur që njoftojnë se mesfushori Radja Nainggolan ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me klubin”, thuhet në njoftimin e Romës.
Kontrata e re e mban Nainggolanin te Roma deri më 30 qershor 2021.

















