Figura e njërit nga përfaqësuesit kryesor të Rilindjes Shqiptare, Naim Frashëri është vendosur në pullat postare të Iranit.
Naim Frashëri ka qenë njëri ndër poetët më të shquar shqiptarë ai ka shkruar në gjuhën turke dhe greke, por ka shkruar edhe në atë persiane.
Kjo është dëshmuar nga vepra e tij poetike “Tehajjulat” dhe gramatika e gjuhës persiane, shkruan albeu.com
Për këtë arsye, poeti ynë kujtohet e nderohet edhe në ditët e sotme në Iran për kontributin e tij në këtë gjuhë, i cili e konsideroi një gjuhë të ëmbël në hyrje të gramatikës përkatëse.
Ndërkohë, në librin e tij vihet re një persishte mjaft e mirë dhe e bukur në përdorim dhe nuk dallon aspak nga persishtja e iranianëve.
Në shenjë nderimi, shteti i Iranit ka vendosur portreti e tij në një nga pullat postare ku lexohet “Na’im Frashëri Albanian Muslim. Persian Speaking Poet”.
Naim Frashëri në pullat postare të Iranit
NGA KATEGORIA