Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna, në seancën e sotme janë deklaruar sërish të pafajshëm lidhur me akuzat për të cilat ngarkohen.
Krasniqi po akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”, kurse Isuf Zejna akuzohet për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
Në fjalën hyrëse të tij ish-kryshefi i ekzekutiv i KEK, Nagip Kransiqi e ka konsideruar tendencioze aktakuzën ndaj tij.
Prokuroria e rastit tha se Fikrie Zejnullahu tha se në gjykim do të paraqiten prova përfshirë biseda, komunikime dhe opinione te KRPPS-së, e ku theksoi se këto prova do të dëshmojnë se KEK dhe Qeveria e Kosovës është dëmtuar në vlerën prej 37 milionë eurove.
E sa i përket veprës “zbulim i fshehtësisë zyrtare”, prokurorja, Zejnullahu tha se i akuzuari Nagip Krasniqi kishte komunikuar ne Dejona Mihalin dhe i kishte dërguar referenca dhe projekte për te cilat ajo kishte vendosur.
“Edhe për komunikimet mes të akuzuarin Nagip Kransiq dhe disa nga zyrtarët e partisë në pushtet, Vetëvendosje, në përgjithësi e në veçanti me Dejona Mihalin si përfaqësuese e partisë, person jo zyrtar kishte komunikime të shpeshta dhe jo vetëm kaq po i akuzuari Krasniqi i dërgonte referenca e projekte e cila në mënyrë të kundërligjshme ishte e mveshur me autorizim nga i akuzuari qe jepte opinione”, tha ajo.
E i akuzuari tjetër, Isuf Zejna tha se kontrata nuk është zbatuar dhe nuk është dëmtuar KEK apo ndonjë palë tjetër.
“Prokurimit të negociuar ka mbi 40 vetëm në vitin 2023, ndërsa KEK pas kësaj kontrate ka lidhur kontrata për shërbime ligjore te ngjashme me procedurë te negociuar të cilat kanë vlerë 11 fish më të madhe se sa kjo që ne akuzohemi sot…dua të argumentoj se dhe prokuromi me procedurë të negociuar nuk është i ndaluar me provat qe do ti prezantojmë Do të sqarojmë se është procedurë e zakonshme në Kosovë në rajon dhe vetë BE. Kontraktimi i shërbimeve ligjore është shërbim i natyrës se veçantë dhe siç e argumentoi edhe avokati i të pandehurit ka mbi 40 të tilla në Kosovë. Procedura e Prokurimit të negociuar përdoret gjegjësisht në Kosovë. Vetëm në vitin 2023, kontrata me procedurë të negociuar, konratë e lidhur në vlerë 117 milionë euro. Nga të gjitha këto kontrata prokuroria ka vendos që vëmendjen t’ia kushtojë një kontrate në vlere prej 60 mije euro ajo që nuk thuhet në aktakuzë është fakti se KEK edhe pas kësaj kontrate ka lidhur kontrata për shërbime ligjore të ngjashme me procedurë të negociuar të cilat kanë blere 11 fish me te madhe se sa kjo qe ne akuzohemi sot”, tha ai.
Në fjalën hyrëse të tij ish-kryshefi i ekzekutiv i KEK, Nagip Kransiqi e ka konsideruar tendencioze këtë aktakuzë karshi tij.
“Me aktin e arrestimit tim dhe mbajtjen në paraburgim prej 5 muajve ka bërë dënim pa u bërë gjykimi dhe ka me dhjetëra raste të tjetra për aktakuza ndaj zyrtarëve publik për keqpërdorim të detyrës zyrtare edhe nuk ka pas arrestime dhe kjo tregon se çfarë tendenca ka pas prokuroria në këtë rast”, tha ai.
Krasniqi tha se pretendimet e prokurorisë se janë dëmtuar operatorë tjerë nuk qëndron se nuk kanë pranuar asnjë ankesë në këtë drejtim.
Sipas tij KEK nuk është dëmtuar 36 milionë euro, pasi kontrata me operatorin ekonomik ka qenë 3 milionë euro.
I akuzuari, Nagip Kransiqi po ashtu tha se është çuditshme që prokuroria e fajëson për lidhje të kontratës në njërën anë dhe në anën tjetër e fajëson për moslidhje të kontratës.
“Është e çuditshme që prokuroria me fajëson për lidhje të kontratën dhe në anën tjetër me fajëson për mos lidhje të kontratës nuk mund të ketë për të njëjtin veprim për të dyja anët të jesh fajtor”, tha ai.
Ndërsa për sa i përket konsulencës Probono, Kransiqi tha se nuk e dinë që kjo është e ndaluar.
Kransiqi tha se në asnjë rast nuk ka pas përfitim personal nga ai apo ndonjë person i tretë.
“Ne asnjë rast nuk ka pasur asnjë përfitim personal nga unë apo ndonjë përfitim të ndonjë pale tjerët. Në llogarite e mijë dhe familjarëve nuk ka gjetur asnjë cent askund për ndonjë keqpërdorim dhe ata e dinë se pse kanë bërë dhe pse gjykohem unë”, tha ai.
Avokati i Krasniqit, Vyrtyt Ibrahimagaj në fjalën hyrëse tha se në mënyrë dramatike i pasqyrojë veprimet që në fakt janë veprime menaxheriale të një kompanie që çdo dite merret me çështje delikate dhe punon.
“Në kushte shumë te vështira e për të cilat prokuroria nuk ka njohuri. Prokuroria në vend se të paraqes dëshmi se janë kryer vepra penale, ajo është fokusuar në vlerësimin. Krasniqi ka menaxhuar mirë apo keq me kompanisë…Pretendimet e prokurorisë për shkelje të ligjit të prokurimit bazohet. Në pretendime të përgjithshme dhe pa ekspertizë. Prokuroria nuk e ka asnjë ekspertizë për vlerësimin e cështjeve të prokurimit publik”, tha ai.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 23 prill 2025, kishte marrë vendim, me të cilin ka aprovuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes për hudhje të aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke hudhur aktakuzën dhe pushuar procedurën penale për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”. Kurse, për pikat tjera të aktakuzës kishte rikualifikuar veprat penale në një vepër penale në vazhdim “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.
Ndërkaq, Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktvendimin e Themelores, duke vendosur që procedura penale ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi për pesë vepra penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, katër prej tyre në bashkëkryerje, si dhe një vepër penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, të vazhdohet sipas dispozitave të procedurës penale të parapara për caktimin e seancës së shqyrtimit gjyqësor. Me këtë vendim, Apeli konfirmoi aktakuzën e Prokurorisë Speciale./EO















