Nagavci: Vetëvendosje nuk ndryshon qëndrim për kushtet rreth koalicionit me LDK-në

E publikuar: 08/01/2020 12:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja  e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, pas mbledhjes së Kryesisë së VV-së ka folur para mediave, shkruan GazetaBlic.

Ajo tha se VV duhet të dijë se çfarë po kërkon LDK, ndërsa shton se oferta e Kurtit  tashmë është e ditur dhe pret nga pala tjetër të dërgoj 6 emrat e tyre.

“Duhet të dimë se çfarë kërkon LDK, ofertën Kurti e ka bërë të ditur dhe presim nga LDK të propozoj 6 emrat e tyre”, tha Nagavci.

Ajo tha se negociatat me LDK-në për të finalizuar marrëveshjen kanë vazhduar, ndërsa thotë se grupet punuese janë edhe më shumë duke punuar që të arrihet marrëveshja mes dy palëve.

“Kemi filluar diskutimet me LDK dhe presim ta finalizojmë marrëveshjen”, tha ajo.

“Presim të dimë se cilat janë kërkesat e LDK, kryesia i ka dhënë mandat të plotë grupin punues të marr vendimet dhe të vazhdoj angazhimet për marrëveshje, shpresojmë se edhe LDK të jetë e përkushtuar në të njëjtën mënyrë që të kemi marrëveshje sa më parë”, tha Nagavci.

“Kryesia i ka dhënë mandat të plotë grupin punues të diskutoj dhe të gjej zgjidhje sa më të mirë sa më parë”, shtoi ajo.