Derisa po mbahej takimi Kurti-Abdixhiku, shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se kryeministri Albin Kurti po bën gjithçka që presidenti i vendit të zgjidhet brenda afateve kushtetuese.
Ajo para mediave ka theksuar nevojën që të ketë garanci se në momentin e votimit te presidentit do të jenë 80 vota në kuti.
Nagavci: Kurti po bën gjithçka për zgjedhjen e presidentit
“Kryeministri Albin Kurti po bën gjithçka çka është në kompetenca të tij që të kemi presidentin apo presidenten brenda afateve kushtetuese dhe të shmangen edhe një palë zgjedhje”, theksoi ajo.
E pyetur se a do ta kandidojnë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë dhe vlerësimin për performancës se saj, ajo tha se kjo nuk ka të bëjë me vlerësim por me vota të deputetëve.
Nagavci: Vetëvendosje mund të ketë nënshkrime për dy kandidatë
“Teknikisht Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë nënshkrime për dy kandidatë. Ndërkohë deputetët e Kuvendit mund të mbledhin nënshkrimet për katër kandidatë. Ne jemi të interesuar që nënshkrimet tona të jenë në funksion të zgjedhjes së kandidatit apo kandidates e cila do të votohet dhe do të merr votat e më shumë se 80 deputetëve në Kuvend…..Nuk ka të bëjë me vlerësim të performancës por me vota të deputetëve. Duhet të jemi të sigurt se ne kemi 80 vota në kuti”, tha ajo.

















