Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, konsideron se procesi mësimor i mbajtur të shtunën nuk është realizuar në tërësi shkaku i mosinformimit të duhur dhe presioneve nga më të ndryshmet.
Sipas Nagavcit, mësimi duhet të vazhdojë sipas planit të MAShTI dhe se mënyrë tjetër nuk kanë.
Tutje e para e Arsimit ka kritikuar edhe Këshillin e Prindërve, duke thënë se kanë pasur deklarata të pamatura dhe të paqëndrueshme.
“Mendoj se kjo ditë e shtunë për arsye të ndryshme nuk është arritur të realizohet 100 për qind sipas planifikimit, besoj edhe pak për shkak të mungesës së i formimit nga ana jonë por edhe për shkak të hutisë nga deklaratat e ndryshme që janë krijuar apo edhe tensioneve që i kanë pasur prindërit. Vend për rishikim më nuk ka dhe bëj apel edhe tek prindërit e mësimdhënësit që të organizohemi për të kompensuar të gjitha humbjet e shkaktuara tek nxënësit”, tha Nagavci
“Situata ka dalluar nga komuna në komunë e prej shkollës në shkollë dhe aty ku informatat kanë qenë të mira, mësimi ka vazhduar. Përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve me deklaratat e tyre shpesh të pamatura dhe të paqëndrueshme dhe konsideroj se kanë një nguti dhe i lus ata që po thirren në emër të Këshillit të Prindërve që të kenë në radhë të parë interesin më të mirë të fëmijëve”, tha Nagavci.