Rafael Nadal shkëlqen në dheun e kuq të Romës. Tenisti spanjoll i cili numëron 7 trofe në fushën e famshme Foro Italico, siguroi pa shumë vështirësi një biletë për në ruandin cerekfinal të Mastersit të Romës. 28-vjecari nga Majorka kaloi në 2 sete me të njëjtat shifra 6-4 amerikanin John Isner. Nadal mbylli llogaritë me kundërshtarin e tij në 1 orë e 21 minuta lojë dhe në cerekfinale do të masë forcat me zviceranin Stanislas Wawrinka. Numri 9 i Botës ashtu si Nadal nuk derdhi shumë djersë për të siguruar kualifikimin në ruandin tjetër. Wawrinka mposhti 2-0 me sete me rezultatin 7-6(7-3 në tiebreak) 6-4 austriakun Dominic Thiem.
Në cerkefinalet e turneut që po zhvillohet në kryeqytetin italian u kualifikua dhe Roger Federer. Numri 2 i Botës fitoi gjitashtu 2-0 me sete 6-3 7-5 ndaj afrikano-jugorit Kevin Anderson dhe në ruandin tjetër do të sfidojë cekun Thomas Berdych. Akoma më të thjeshtë e pati kualfikimin në cerekfinale spanjolli tjetër David Ferrer. 33-vjecari nga Alicante lëshoi vetëm 4 game gjithsej përballë kundërshtarit të tij Guillermo Garcia-Lopez. Ndërkohë surprizoi jo pak Andy Murray. Britaniku nëpërmjet një konference për shtyp komunikoi tërheqjen e tij nga Mastersi i Romës me arsyen e kalendarit të ngjeshur dhe lodhjes së shumtë të akumuluar gjatë kësaj periudhe që për Murray-in ka qenë fantastike pasi ka triumfuar në Mynih dhe Madrid. Me këtë vendim të tijin 27-vjecari skocez i dha mundësinë e kualfikimit në cerekfinale belgut David Goffin pa zbritur fare në fushë.