Nacionalizëm i rremë: Kosovarët po ushqehen me bukë nga Serbia

E publikuar: 09/07/2025 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan: Shenoll Muharremi

Rreth 15,606.7% Kosova importon më shumë grurë, misër dhe miell nga Serbia sesa nga Shqipëria.

Sa herë që shohim flamuj kuqe e zi si dhe retorikë “patriotike” nëpër fushata e formue politike, duhet gjithashtu me bë pyetjen se prej nga po vjen buka e importit që po ushqehen kosovarët?

Sipas të dhënave zyrtare, nga janari 2021 deri në qershor 2025 (Qeveria Kurti II), Kosova ka importu rreth €212 MILIONË grurë, misër dhe miell.

Prej këtyre €149 MILIONË apo 70.20% vijnë nga Serbia. Nese del në market dhe e blenë një thes me miell, gjasat janë të mëdha që prejardhja e grurit apo miellit është prej Serbisë.

Për kontrast dhe për patriotet para kamerave e në foltore që injorojnë faktorin ekonomik, nga Shqipëria kemi vetëm €948 mijë, apo vetëm 0.45% e totalit të miellit, grurit dhe misrit që hamë nga importet.

Këto janë faktet nga burinet zyrtare që nuk na tregohen.

Nacionalëm i rremë në podium për efekte elektorale, por një realiteti ekonomik i hidhur.